Kalendari

Takvimi

Takvimet Tjera

Në 28 tetor 2011-të në Bosnjë Hercegovinë u krye një aktivitet i papritur terrorist.
Mevlid Jashareviç, me origjinë boshnjake, me armë në duar eci rreth 40 minuta në drejtim të ambasadës së SHBA-së në Bosnje Hercegovinë dhe hapi zjarr duke trembur njerëzit rreth e qark. Jashareviçi u arrestua pasi u plagos në këmbë dhe u deklarua të ishte anëtar i sektit fetar vehabi.
Pas kësaj, ekzistenca e grupeve vehabi në Ballkan rifitoi aktualitet, nëse përbën ose jo një kërcënim për sigurinë në rajon.

Kryeqendra austriake konsiderohet si një nga qendrat për kultivimin dhe promovimin e vehabizmit në mesin e diasporës të fesë islame.
Mevlid Jashareviq, autori i sulmit të djeshëm terrorist kundër ambasadës amerikane në Sarajevë, ishte involvuar në këto qarta nga Vjena, ku po jetonte me familjen e tij dhe se ai më pas i ishte bashkuar celulës qendrore të vehabistëve në Gornja Moaça në Bosnjë.
Policia austriake ka në shënjestër të gjitha organizatat ku tubohen të rinjtë, kryesisht studentë mysliman nga vendet e Ballkanit.

Apelit të kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, për ndërhyrjen e institucioneve për pengimin e lëvizjes vehabiste në Maqedoni, askush nuk i është përgjigjur seriozisht.
Ditë më parë, nga Ministria e Punëve të Brendshme deklaruan se janë duke ndjekur situatën, porse nuk mund të ndërhyjnë pa pasur dëshmi konkrete lidhur me predikimet fetare, që bëhen nëpër disa shtëpi të kultit në vend.
Ndërkohë, nga Komisioni shtetëror për marrëdhënie mes bashkësive dhe grupeve fetare në Maqedoni thonë se nuk kanë dijeni nëse në Maqedoni ka lëvizje vehabiste, por për çdo shqetësim që mund të paraqitet nga bashkësitë e ndryshme, përgjegjëse është Ministria e Punëve të Brendshme.

"Vehabizmi në vendet e Ballkanit Perëndimor zgjerohet me një tempo të përshpejtuar. Grupet vehabiste që veprojnë janë kërcënimi kryesor për stabilitetin në rajon", vlerësojnë drejtorët e policisë së Maqedonisë, Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi, të cilët ishin pjesëmarrës në Konferencën kushtuar luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe stabilitetit e cila u mbajtë në Ohër.
Zllatko Miletiq, drejtor i policisë së B.H., vlerëson se vehabistët janë problem rajonal dhe duhet gjetur përgjigje me kohë për këtë dukuri, sepse bashkësia ndërkombëtare shum pak i kushton rëndësi kësaj dukurie.

Një video e publikuar online, në të cilën përmes një kënge lavdërohet Osama bin Laden, ka shpalosur një realitet të ri shqetësues: "Islami radikal i Al Kaedës dhe talebanëve po merr hovin e zhvillimit dhe është duke fituar terren në Ballkan".
"Oh Osama, asgjesoje ushtrinë amerikane. Oh Osama, ngrite nderin e muslimanëve", kanë kënduar një grup njerëzish nga Maqedonia , në një video të postuar në YouTube, vitin e kaluar , e cila është botuar në mediat maqedonase.
"Në shtator të 2001-shit ti fitove fuqinë. Ne të gjithë lutemi për ju", vijon teksti i këngës.

Faqe 1 nga 13
© vehabizmi.com | 2008-2011 | Designed by hoQJani @