Postimi i Fundit
Kalendari
Takvimi
Takvimet Tjera
Më të Rejat
- Tërnava - Ekstremistët jashtë Kosovës
- Vehabizmi, një kërcënim në Ballkan?
- Vjena - çerdhja e vehabistëve në Evropë!
- Vehabizmi, virus që duhet mbajtur nën kontroll
- Vehabizmi rrezikon stabilitetin e Ballkanit
- Vahabizmi lëshon rrënjë në Maqedoni
- Luftë të pa kompromis kundër çdo lëvizje që tenton të përçaj besimtarët
- Jo Vehabizmit, për besimtarët islam shqiptarë!
- Islami radikal kundër interesave të shqiptarëve
- Diaspora e shqetësuar nga vehabizmi në Maqedoni
Më të lexuarat
- 100 dijetarë Islam që iu kundërvuan ibn Abdulvehabit dhe Vehabizmit
- Mendimi i ibn Tejmije mbi Mevludin 1
- Shkele hadithet, rrahet Ejup Krasniqi
- Fillimet dhe krijimi i shtetit vehabit
- Natyra e Vehabizmit
- Miliona dollarë për të marrë Komunitetin Mysliman
- Mulla Osmani rrëfen kaosin islam në Kosovë
- Këshillë vëllezërve tanë dijetarë të Nexhdit
- Fitneja vehabite
- Dhuna ekstreme në Xhami
BFIM: Kujdes nga organizatat e dyshimta fetare
Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni (BFIM) po ndjekë zhvillimet e fundit lidhur me veprimin e disa organizatave në emër të fesë që realizojnë aktivitete fetare sidomos në këtë muaj të Ramazanit.
Zyrtarë të BFIM-së kanë bërë të ditur se i kanë bërë me dije disa organizatave dhe shoqatave, por i bëjnë thirrje edhe besimtarëve që të mos përzihen në punët dhe aktivitetet e atyre organizatave që kanë prapavijë të errët dhe përfitime, duke u thirrur në çështjet fetare.
Revista amerikane "Weekly Standard" në një reportazh për Maqedoninë ka pasqyruar rrezikin e pranisë së radikalizmit islam përmes disa organizatave që ka përmendur dhe ndikimeve financiare arabe.
BFIM pranon se predikues dhe ligjërues të ndryshëm që nuk njihen brenda opinionit fetar dhe shqiptar në Maqedoni vijnë dhe predikojnë në emër të disa organizatave dhe shoqatave të ndryshme fetare.
Kjo situatë ka nxitur bujë me praninë në një ligjeratë fetare në Tetovë të ligjëruesit fetar Hani Ramadan, vëllai i intelektualit të njohur Ramadan Tariq. Hani dhe Tarik Ramadan janë nipat e Hassan el-Bena, themeluesi i Vëllazërisë Myslimane. Dy vëllezërit nga "Weekly Standard" janë konsideruar si predikues të çështjeve radikale që dëmtojnë islamin tradicional shqiptar.
Zyrtari i lartë i BFIM-së, Jakup Selimovski ka theksuar se nuk dëshiron të flas për atë se çka është biseduar në atë tribunë në Tetovë, por ai kërkoi që për këtë të deklarohen organizata që ka ftuar ligjëruesin Ramadan.
"Gjithashtu deri tani nuk bëhet me dije se cilat janë mjetet që derdhen për organizimin e manifestimeve të ndryshme fetare, humanitare, kulturore dhe festive", theksojnë nga BFIM.
Nga institucioni fetar islam në Maqedoni rekomandojnë qytetarët që të kenë kujdes edhe lidhur me disa organizime humanitare nga shoqata të ndryshme në mbarë vendin, ku mblidhen para me qëllimet për ndihmë të të varfërve. Prania dhe aktivizimi i shoqatave të ndryshme fetare është më dinamike gjatë muajit të Ramazanit në Maqedoni.
Marrë nga: INA, gusht 2011.