Kalendari

Takvimi

Takvimet Tjera

BFIM në rrugë juridike kundër strukturave radikale



Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni do të ngrejë padi penale kundër strukturave radikale që kanë uzurpuar një pjesë të xhamive të Shkupit.

Vendimi i BFIM-së vjen pas përgjigjes pozitive të Gjykatës Themelore të Shkupit, e cila vendosi që imami i shkarkuar nga xhamia e Isa Beu, Ramadan Ramadani të largohet nga detyra dhe ti lejohet e drejta e vendosjes dhe pronës institucionit të BFIM-së.

Institucioni fetar i myslimanëve në Maqedoni paralajmëron ngritjen e kallëzimeve të tjera penale kundër udhëheqësve të tjerë nëpër xhami që janë në kundërshtim me politikat institucionale të BFIM-së dhe konsiderohen si struktura radikale, që u akuzuan si vehabistë.
Por, imami i xhamisë Isa Beu, Ramadani edhe përkundër vendimit të gjykatës, ka refuzuar se do të largohet nga detyra dhe kryerja e ritualeve fetare në këtë xhami, duke theksuar se drejtësia do të vazhdojë nëpër labirinthet e sistemit gjyqësor.



Marrë nga: INA, janar 2011.



© vehabizmi.com | 2008-2012 | Designed by hoQJani @