Kalendari

Takvimi

Takvimet Tjera

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që t'i kontrollojnë mirë kufijtë, pasi vlerëson se në Kosovë po hyjnë individë të dyshimtë, të cilët përmes aktiviteteve fetare po synojnë indoktrinimin e rinisë me frymë ekstremiste.
"Fatkeqësisht edhe sot në Kosovë ende hyjnë njerëz pa kurrfarë kriteri, hyjnë persona të paftuar, hyjnë persona dhe individë, të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës. Ata nuk janë zyrtarë dhe mysafirë të Bashkësisë Islame", ka thënë Tërnava.

Në prag të muajit të shenjt të Ramazanit, Sekretari Gjeneral i BFI-së, Afrim Ef. Tahiri, flet "pa doreza" për gazetën "FAKTI" rreth zhvillimeve të fundit në këtë institucion të lartë fetarë ndërsa thekson se "BFI është shënjestra e një fushate antifetare dhe antikombëtare".
Realizohet nga sekt fetar, përgjithësisht i financuar nga jashtë dhe që tolerohet nga faktorë të ndryshëm në vend dhe që ndihmohet nga subjekt i brendshëm sekular me ideologji nga ish sistemi. Flet për kontaktet mes vehabistëve dhe zyrave të ndërkombëtarëve në vend ndërsa vendos në shënjestër edhe falsifikimin e diplomave të të ashtuquajturve "teolog dhe hoxhallarë" që anatemojnë BFI-në.
Kërkon po ashtu që subjektet politike ta thonë hapur nëse lëvizja vehabiste është apo jo tradhti kombëtare. Siguron besimtarët për një "luftë të pa kompromis" kundër çdo lëvizje që tenton të përçaj besimtarët dhe kërkon nga të njëjtin gjakftohtësi gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit me qëllim që dashuria, ndihma dhe respekti ndaj njëri tjetrin ti vënë në rend të parë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, tha se besimtarët myslimanë, brenda dhe jashtë vendit, janë të shqetësuar nga veprimet kundërligjore dhe të pakontrolluara, të cilat ushtrohen nga individë radikalë vehabistë në Maqedoni, në disa institucione fetare të vendit.
Rexhepi me këtë rast kërkoi ndërhyrjen e institucioneve përkatëse si dhe mbështetjen e partive politike në luftën e Bashkësisë Islame kundrejt veprimeve radikale të vehabistëve në Maqedoni.

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni (BFIM) po ndjekë zhvillimet e fundit lidhur me veprimin e disa organizatave në emër të fesë që realizojnë aktivitete fetare sidomos në këtë muaj të Ramazanit.
Zyrtarë të BFIM-së kanë bërë të ditur se i kanë bërë me dije disa organizatave dhe shoqatave, por i bëjnë thirrje edhe besimtarëve që të mos përzihen në punët dhe aktivitetet e atyre organizatave që kanë prapavijë të errët dhe përfitime, duke u thirrur në çështjet fetare.
Revista amerikane "Weekly Standard" në një reportazh për Maqedoninë ka pasqyruar rrezikin e pranisë së radikalizmit islam përmes disa organizatave që ka përmendur dhe ndikimeve financiare arabe.

"Të gjithë jemi të rrezikuar nga terrorizmi ndërkombëtar", ka thënë ambasadori amerikan, Kristofer Dell, një ditë pas arrestimit të një kosovari, të kërkuar nga SHBA-të, nën akuzat për terrorizëm. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ndërkaq, ka siguruar se Kosova nuk do të jetë vend i celulave të terrorizmit.
Kosova nuk është imune ndaj terrorizmit ndërkombëtar. Këtë qëndrim e kanë shprehur sot në Prishtinë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi dhe ambasadori amerikan, Kristofer Dell.

Faqe 1 nga 11
© vehabizmi.com | 2008-2011 | Designed by hoQJani @