Postimi i Fundit
Kalendari
Takvimi
Takvimet Tjera
Më të Rejat
- Tërnava - Ekstremistët jashtë Kosovës
- Vehabizmi, një kërcënim në Ballkan?
- Vjena - çerdhja e vehabistëve në Evropë!
- Vehabizmi, virus që duhet mbajtur nën kontroll
- Vehabizmi rrezikon stabilitetin e Ballkanit
- Vahabizmi lëshon rrënjë në Maqedoni
- Luftë të pa kompromis kundër çdo lëvizje që tenton të përçaj besimtarët
- Jo Vehabizmit, për besimtarët islam shqiptarë!
- Islami radikal kundër interesave të shqiptarëve
- Diaspora e shqetësuar nga vehabizmi në Maqedoni
Më të lexuarat
- 100 dijetarë Islam që iu kundërvuan ibn Abdulvehabit dhe Vehabizmit
- Mendimi i ibn Tejmije mbi Mevludin 1
- Shkele hadithet, rrahet Ejup Krasniqi
- Fillimet dhe krijimi i shtetit vehabit
- Natyra e Vehabizmit
- Miliona dollarë për të marrë Komunitetin Mysliman
- Mulla Osmani rrëfen kaosin islam në Kosovë
- Këshillë vëllezërve tanë dijetarë të Nexhdit
- Fitneja vehabite
- Dhuna ekstreme në Xhami
Autori këtu e përfundon citatin nga imam Shatibiu, e mbyllë kllapën pa e plotësuar fjalinë që e ka thënë imam Shatibiu për hukmin e këtij grupi të tretë.
Kthehemi në tekstin origjinal, në librin "El-I'tisam" (v.3, f.253) të imam Shatibiut që të lexojmë fragmentet që nuk i ka theksuar autori i ndershëm.
Në të vërejmë me sa vijon: "... për këtë person ose të merren parasysh përcaktimet e tij ose jo. Nëse merren parasysh, atëherë ai bëhet sikur muxhtehidi në atë çështje. Po nëse nuk merren, atëherë ai kthehet në gradën e njeriut të rëndomtë, që duhet të imitojë muxhtehidin".
Pasi që u bënë përgatitjet e duhura për botimin e dytë të këtij libri, më ra në duar një kopje e librit "Medhhebizmi i fanatizuar, ai është bid'at" që i mveshet z. Muhammed Id Abbasit, libër që ngërthen përgjigjen ndaj librit tonë.
Fillova ta lexoj dhe botuesit i dhashë shenjë që të mos fillojë me botim duke shpresuar se në këtë libër do të gjej ndonjë dobi të cilën ndoshta e kam harruar e me të të përmirësoj atë që e kam shkruar, ose të gjej në të ndonjë dilemë shkencore që i nënshtrohet hulumtimeve, atë që e kam shkruar në këtë libër ta shkruaj në formë tjetër që e largon këtë dilemë.
Nuk mund të gjesh nga njerëzit e politikës, edhe pse u takojnë drejtimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme, njeri që i jep ndonjë rëndësi dhe vlerë një njeriu i cili pretendon se është një politikan, por që nuk ka ndonjë parim që e ndjek dhe që lufton për hirë të tij me kënaqësi e me sinqeritet.
Pokështu edhe njeriu i cili mundohet ta mashtrojë masën duke thënë: "Unë jam me ju"! Nuk ka ves më të shëmtuar se sa njeriu të jetë i pavendosur, as me nëjrën grup as me tjetrën, edhe pse i shtiret secilës grup se ai është me të.
Prandaj, një njeri i cili pështjellet nëpër të gjitha medhhebet e Islamit duke patur një drejtim Lamedhhebian në Islam është më i keq dhe më i poshtëruar se të gjithë.
Çdo ditë e më tepër selefizmi tek ne konsiderohet si medhheb i veçant dhe mëton të krahasohet, të themi, me medhhebin hanefi. Ne tani do të orvatemi të shpjegojmë se selefizmi është shenjë e epokës së artë islame dhe atë e tre shekujve të parë, e assesi medhheb islam.
Ndjekja e të parëve të ndershëm (selefu-s-salih) dhe mënyrën e të kuptuarit të tyre të Kur'anit dhe Sunnetit dhe të vepruarit sipas tyre, është obligim i çdo muslimani që i përmbahet Librit të Allahut dhe udhëzimit të të Dërguarit, s.a.v.s..
Allahu, xh.sh. i ka obliguar robërit e Tij që të jenë të dëgjueshëm ndaj të Dërguarit, s.a.v.s.: "Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.", (El-Hashr, 7).
Nëse me vëmendje do të përcjellim rrjedhën e thirrjes islame, me lehtësi do të vërejmë se, krahas shumë shqetësimeve që i bëhen popullatës sonë, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë, me ose pa vetëdije, po paraqitet fenomeni shumë i çuditshëm i cili pa mëshirshëm po e kaplon shoqërinë tonë, si një mjegull e zezë që pengon absorbimin dhe shfrytëzimin e rehatshëm të rrezeve të Islamit.
Fenomeni për të cilin e kemi fjalën është fenomeni i jomedhhebizmit, që gjithnjë e më shumë po na bënë përshtypje, ndonëse e rrejshme, sikur shoqëria jonë islame i ka të zgjidhura të gjitha problemet e tjera fetare, jetësore, sociale, ekonomike, kulturore, politike etj. dhe se, e vetmja çështje që na ka ngelë pa zgjidhje adekuate, është vetëm ajo medhhebit, respektivisht jomedhhebit.