Kalendari

Takvimi

Takvimet Tjera

- Kjo është një letër të cilën Hafiz Imam Dhehebi, rahimehUllah, ia shkroi Ibn Tejmijjes kur e kuptoi se Shejhi i dikurshëm i tij ishte duke devijuar nga "Akideja e Ehli-Sunneh vel-Xhemaah". -
Në Emrin e Allahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Lavdi i takon Allahut nga përulësia ime. O Zot, ki mëshirë në mua, pakësoj gabimet e mia, dhe më mbro Imanin tim.
Çfarë brenge në mungesën e brengës sime, çfarë pikëllimi mbi Sunnetin dhe largimin e njerëzve të tij, çfarë përmallimi për vëllezërit e mi besimtar për ndarjen e lotëve së bashku me mua, çfarë mjerimi nga humbja e njerëzve të cilët ishin llamba-ndriçuese të Diturisë së Shejtë, bura të takva'së, dhe thesar i çdo të mire, mjerisht për mosgjetjen e një dirhemi hallall apo një vëlla që e dashuron.
Myzhde për atë të cilin gabimet e tjerëve e bëjnë që të largohet dhe merret me gabimet e veta, ndërsa mjerë për atë që merret me gabimet e të tjerëve duke u shmangur nga të tijat.

Që kur u përcaktova të ndjek medhhebin e Imam Ahmedit, thotë Imam Hafidh Allameh Ebu Ferexh Abdurrahman ibën Ali ibën El-Xheuzi Es-Sidiki El-Birki, e gjeta atë një njeri me dije të thella më vështrim të hollë në shkencat e fikhut dhe qëndrimet e dijetarëve të hershëm, derisa nuk kishte çështje (mesele) rreth të cilës nuk kishte tekst se vërejtjë.
Mirëpo, mbasi ishte ndjekës i metodës së selefëve, nuk shkroi asgjë jashta mendimeve të përcjella nga të parët. Për këtë shkak, medhhebi i tij nuk është i pasur me shkrime të cilat janë të shumtë te kundërshtarët.
Është kjo arsye e cila më bëri të shkruaj tefsire të gjata si: "El-Mugni" në disa vëllime, "Zadu'l-Mesir", "Tedhkiretu'l-Ethir" e të tjera. Poashtu shkrova edhe libra në hadith si: "Xhamiu'l-Mesanid", "El-Hadaik", "Nekijju'n-Nefel" dhe shumë libra tjera në shkencën e "Xherhit" dhe "Ta'dilit".

Në librin: Rihle ibn Bututa nga: ibn Bututa në faqen 68, shkruan si vijon: Ibn Bututa shkruan se: ibn Tejmije ka thënë:
- إن الله ينزل إلى سماء الدنيا كنزولي هذا ونزل درجة من درج المنبر -
"Allahu zbret në qiellin e kësaj bote sikurse kjo zbritja ime dhe zbret ibn Tejmije një shkallë prej shkallëve të mimbarit".

Ngjashmëria ndërmjet censures së Kevtheriut të Ibn Tejmijjes dhe censures së Ibn Kajim El-Xhevzijes të hanbelinjve antropomorfistë të kohës së tij është e çuditshme. Nuk është fare e çuditshme, atëherë, që Ibn Tejmijje në të vërtetë ka marrë materialet e tij nga ky grup, si thotë Kevtheriu: "Ibn Tejmijje merrë pjesë të asaj që gjendet në Er-Rredd ale'l-xhehmijjeh të Uthman ibn Said Ed-Darimiut, në Kitab-us-sunneh të Abdullah ibn Ahmed ibn Hanbelit dhe në Et-Tevhid ves'sifat'ur-Rrab të Ibn Huzejminit".

© vehabizmi.com | 2008-2011 | Designed by hoQJani @